Tre liderët e partive, LSDM, BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Zoran Zaev arritën me kohë në takimin e sotëm të liderëve të caktuar në orën 13 e 30 min, përderisa lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski erdhi me 40 min vonesë,transmeton InfoShqip.com.
Në takimin sotëm liderët duhet që të vlerësojnë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe caktimin e datës së mbajtjes së tyre. Për momentin po përmendet data 11 dhjetor.
Në takimin te Klubi i deputetëve kanë ardhur edhe ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli, si dhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Shkup.
Para se liderët të diskutojnë për datën e zgjedhjeve, duhej zgjedhur anëtari i pestë i ad hok trupit, për të cilën sot nuk u arrit konsensus. Po spekulohet se BDI-ja do të prej për anëtarin e pestë të ad hok trupit për monitorimin e mediave./InfoShqip/