Nisin “reformat” në komunën e Zhelinës, kryetari i ri ndërron bravat e dyerve

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka nisur me “reforma” që nga dita e parë e tij si kryetar komune. Me urdhër të tij gati se të gjithë dyerve ju është ndërruar kasaforta pa dhënë ndonjë sqarim, transmeton Express.

Ky gjest qesharak ka habitur edhe administratorët e komunës së Zhelinës, pasi kryetari i tyre ka nis të merret edhe me gjëra të vogla.

Blerim Sejdiuështë kryetari i vetëm në Maqedoni i cili ka premtuar se vitin e parë të mandatit të tij do të investojë 60 milionë euro ku banorët e presin me padurim investimin kapital të tij.

Ndryshe Blerim Sejdiu komunën e Zhelinës e ka gjetur me 9 projekte kapitale edhe atë me 2.2 milionë euro që priten të realizohen në vitin 2018.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu