Një fëmijë palestinez ra dëshmor teksa po kalonte për të falur Xhumanë në xhaminë Aksa

Një fëmijë 16 vjeçar ka rënë dëshmor si dhe një person tjetër është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, në tentim të kalimit të Murit të Ndarjes për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy palestinezëve të moshës 16 dhe 21 vjeçar të cilët ishin duke përpjekur që ta kalojnë Murin e Ndarjes në jug të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Abdullah Gays, palestinezi 16 vjeçar ka rënë dëshmor si pasojë e zjarrit, ndërsa i riu tjetër gjendet në trajtim mjekësor.

Izraeli me anë të Murit të Ndarjes (Muri i Turpit) pengon hyrjen e meshkujve të moshës nën 40 vjeçare në Kuds nga Bregu Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu