Një këshilltar i Zaevit më i rëndësishëm se ministri i jashtëm në bisedimet për emrin, ja pse?

Shkup, 30 maj – Përmes një sqarimi në profilin e tij në facebook ish ministri i jashtëm dhe ish nënkryetari i parlamentit nga rradhët e VMRO-së deputeti aktual Antonio Miloshoski ka bërë një sërë sqarimesh lidhur me një nga këshilltarët e kryeministrit Zaev duke aluduar se ai është më i rëndësishëm në bisedimet për emrin se sa ministri i punëve të jashtme Nikola Dimitrov, e bashkë me postimin Miloshoski ka postuar edhe një foto të këshilltarit ku shihet i njejti me Zaevin dhe me kryeministrin grek Cipras, shkruan Zhurnal.mk

Ja postimi i plotë i Miloshoskit:

Sipas burimeve mirë të informuara diplomatike bisedimet e 25 majit në Nju Jork kishin hyrë në hendek, ministri Dimitrov fillimisht gjatë kohë ka dashur që të bind Kocijasin se ‘Republic of Ilinden Macedonia’ është një propozim shumë i vetëm dhe i rëndësishëm propozim për të cilin është dhe ai i gatshëm që të lobojë për erga omnes dhe ndryshim të kushtetutës, ndërsa me kampanjë të ngjajshme të fitojë edhe përkrahjen e shumicës së qytetarëve në referendum, edhe negociatori Nimic paska pasur simpati ndaj këtij propozimi por Kocijas nuk ka lëshuar pe duke e argumentuar se opozita greke është shumë kundër këtij propozimi.

Pasiqë përpjekjet e Dimitrov për Republic of Ilinden Macedonia kanë rënë në ujë ai ka thënë se për secilën prapashtesë Veriore, e epërme ose e Vardarit, Maqedoninë e përfaqëson formulë e dyfishtë, e pa pajtueshmërinë e erga omnes dhe ndryshim të kushtetutës. Delegacioni grek këtë e ka vlerësuar si kokëfortësi nacionaliste dhe ka thënë se për këtë qëndrim të tyre humbin thjeshtë kohë, e që të mos dështojnë bisedimet, Nimic ka dhënë pauzë për konsultime me dy kryeministrat.

Por për shkak se grekët kanë prezantuar qëndrimin e Dimitrovit, një ditë më parë kishin rënë në kontakt me një këshilltarë të afërt të Zaevit, një figurë kontraverze politike, agjent i një shteti të Natos, i afërt i Vice dhe Trajce Zaevi a për të cilin flitet se ka një biznes në Greqi si dhe është i afërt me Cipras dhe disa bashkëpunëtorë të lartë të tij. Sipas instrukcioneve të dhëna nga këshilltarët e Cipras, këshilltari agjent me kohë e ka pregaditur Zaevin se ministri Dimitrov me kokëfortësi dëshiron që bisedimet të dështojnë, pikërisht në pjesën e emrit të ri dhe kërkesën për ndryshim të kushtetutës. Poenta kryesore e këshilltarit ka qenë që principet e Dimitrov si ministër nuk kanë të rëndësishme nga kariera e Zaevit si kryeministër. Por Zaev ka qenë i bindur më herët për këtë dhe këshilltari e disa të tjerë të huaj dinë punë që nuk duhet të dinë dhe opinioni.

Për këtë në bisedën telefonike mes Dimitrov dhe Zaev më 25 maj, ministrit i është dhënë detyrë që të përpunojë pjesën e marrëveshjes me Grëqinë dhe hapat për pranimin e tij, për tajmingun e deklaratave nga Greqia deri tek BE dhe Nato, për gjuhën, për pjesën e emrit të ri, për erga omnes dhe ndryshimin e kushtetutës që t’i lihen kryeministrit Zaev. Kështu ministri i punëve të jashtme është thuajse bukfalisht i pasivizuar nga këshilltari i Zaevit në raport me dialogun për tre gjërat më të rëndësishme dhe kërkesat e grekëve:

-emër të ri me prapashtesë sipas dëshirës së grekëve,
-erga omnes dhe,
-ndryshim të kushtetutës.

Burimet diplomatike tregojnë se në atë se për këto tre gjëra të rëndësishme negociator kryesorë nga ana e Zaevit është këshilltari i tij i cili bashkë me këshilltarët në kabinetin e Cipras duhet të vendos nëse shteti nga i cili merr pagë si këshilltarë do të quhet Veriore, E Vardarit ose E epërme dhe kur e si do të ndërmeret obligimi që të ndryshohet kushtetuta në kushte të qetësisë. Dje (29maj) përmes këtij këshilltari është bërë një bisedë mes Zaevit dhe Cipras dhe ai ka pasur për detyrë që të zgjedhë mes këtyre tre propozimeve e për qëndrim nacional i është lënë në vetëdijë se nuk mund të jetë Nationality: Macedonian, si është e shkruar në Kombet e Bashkuara. Lajmi i keq është e që është shumë dëshpruese për vendin, rastësisht ose me qëllim njëkohësisht bëhet dhe degradimi i ministrit Dimitrov i cili disa ditë më parë ka deklaruar se nëse nuk kalojnë këto ndryshime me pakon bashkë si Republic of Ilinden Macedonia, ai do të jap dorëheqje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu