Një lajm i mirë për shqiptarët e Kumanovës

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ditë më parë ka nisur me gazifikimin e një prej shkollave më të vjetra në këtë komunë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Dimitrievski me këtë rast ka kërkuar që urgjentisht të fillohet me punë në realizimin e gazifikimit në këtë shkollë ndërkohë që të punësuarit në JP Gazi Kumanovë tashmë në mënyrë intensive po punojnë në këtë projekt.

Komuna madje ka paguar të gjitha borxhet financiare rreth problemit të pregaditjes së projektit për rrjet të gazit prej 30 kilometër në qytet, ndërsa pritet që viti shkollorë në Bajram Shabani të fillojë pa asnjë problem.

E krahas gazifikimit të shkollës stafi menaxherial në krye me drejtorin Mustafa Ebibi i cili është emëruar pak muaj më parë nga kreu i komunës po punojnë intensivisht në rekonstruimin e objektit brenda shkollës pasiqë krahas shumë probleme dhe kushteve të vështira për punë drejtori i ri shkollën e morri edhe me shumë borxhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu