Një lajm për të gjithë mësimdhënësit sa i përket pagave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një komunikate theksoi se ndan shqetësimin me të gjithë të punësuarit në arsim për çdo problem që paraqitet në sferën e arsimit.

“Prandaj edhe bëjmë maksimumin për eleminimin e të njëjtave dhe për përmirësimin e situatës edhe në aspektin e pagave të tyre. Sa u takon rrogave për të punësuarit në arsimin e mesëm rrogat veçmë gjenden në llogaritë rrjedhëse të tyre, ndërsa për rrogat e të punësuarit në arsimi fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer gjithashtu të gjitha procedurat e nevojshme”, thekson kjo ministri.

Sikurse është e caktuar edhe me ligjet përkatëse, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se ka dërguar deri te Ministria e Financave gjithë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e rrogave dhe, mesa kemi marrë informacion kthyes nga Ministria e Financave edhe atje është gjithçka gati për realizimin e pagave në shkollat fillore.

“Pra, tani u ka mbetur shkollave të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të transfererve financiare, që rrogat e të punësuarve të kalojën në llogaritë e tyre rrjedhëse. Mësimdhënësit dhe të punësuarit në arsim, janë padyshim kategoria e cila meriton vëmendje të veçantë jo vetëm nga neve si Ministri resore por nga të gjithë. Sa i takon Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, në kontekst të pagave po bëjmë të gjitha përpjekjet që jo vetëm të mos ketë vonesa por që së shpejti të bëjmë ritjen e pagave për të punësuarit në arsimi fillor dhe të mesëm”, thuhet në njoftim. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu