Një “mini-Vuçiç” do të jetë kryeministri i ri i Serbisë, zbardhet e shkuara e errët e Milosh Vuçeviç

“Aleksandër Vuçiç është padyshim mbreti i dramës. I vendos vetë afatet, i zgjat disa herë, e dramatizon vetë problemin.” Kështu e nis shkrimin media serbe “Danas”, referuaremërimit të mandatarit për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë.Menjëherë pas zgjedhjeve të dhjetorit, presidenti serb bëri të ditur se Qeveria duhet të formohet shpejt në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, për shkak të miratimit të normave të shumta ligjore lidhur me ekspozitën EXPO, e cila është e një rëndësie vendimtare.

“Afati i shkurtër i Vuçiçit është zvarritur. Kaluan janari dhe shkurti, dhe në ditën e parafundit të marsit, ai shpalli atë që dihej tashmë në gusht 2022”, shkruan “Danas”. Asokohe u njoftua se kishte marrëveshje që pas Ana Brnabiçit, Millosh Vuçeviç të vinte në postin e kryeministrit në vitin 2024 , pavarësisht nëse do të kishte apo jo zgjedhje.

Drama e Vuçiçit

“Atëherë pse Vuçiçit i duhej drama rreth emërimit të një përfaqësuesi?”, është pyetja q% ngre “Danas”. Konsultimet për mandatin e ri përfunduan më 4 mars dhe deri atëherë ishte e nevojshme të dihej se kë do të propozonin progresistët për mandatin. Mirëpo, edhe pas kësaj, presidenti i shtyu dy herë afatet, ndonëse në 63 paraqitje televizive mund ta kishte thënë diçka. “Nuk dihet nëse Vuçiç ka dashur të tregojë se ishte i pavendosur mes Sinisha Malit të pjekur dhe Vuçeviçit besnik, apo ndoshta të tregojë se në SNS diçka vendoset jashtë tij. Ndoshta duhet të vërë në dukje disa mosmarrëveshje në SNS që ekzistojnë realisht”, arsyeton media serbe. “Publiku pa vetëm një nga dramat e tij, jo fort origjinale, duke pasur parasysh se në vitin 2020, atij iu deshën edhe 115 ditë pas zgjedhjeve parlamentare për të formuar qeverinë”, shtohet më tej. Ky afat sigurisht që nuk do të kalohet. Afati për formimin e Qeverisë është 90 ditë nga konstituimi i Kuvendit Kombëtar, që do të thotë se afati përfundimtar ligjor për formimin e Qeverisë është 6 maji, sepse parlamenti është konstituuar më 6 shkurt. Sidoqoftë, sipas medias serbe, cilado datë që do të zgjidhet qeveria, Serbia do të ketë një kryeministër të ri, që nuk do të ndryshojë shumë nga Ana Brnabiç.

Lidhjet me krimin

Siç shkruajnë mediat kroate, Vuçeviçin e shoqërojnë edhe histori të shumta se ai është i lidhur me njerëz nga bota e krimit të Novi Sadit, gjë që vërtetohet me fotografi të shumta. Ai thuhet se është edhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të sanksionuarit të SHBA, kriminelit Zvonko Veselinoviç, por edhe i biznesmenëve të tjerë serbë që merren me aktivitete kriminale. Ai përmendet gjithashtu për faktin se Novi Sadi u ndryshua urbanistikisht gjatë “mbretërimit” të tij, por kryesisht për shkak të favorizimit të investitorëve privatë. Mirëpo, asgjë nga këto nuk e ka penguar të përparojë, gjë që lidhet me faktin se ai është një person i besimit më të lartë të Aleksandër Vuçiçit, për të cilin, siç thonë gazetarët e Novi Sadit, është i gatshëm të bëjë gjithçka. Ai ka marrëdhënie shumë të mira edhe me vëllanë e Vuçiçit, Andrej.

“Gafat” e kryeministrit

Vuçeviçi njihet edhe për disa deklarata që kanë bërë jehonë kudo. Kështu, në gusht 2022, ai tha: “Unë kurrë nuk do të mund t’i kuptoj serbët që pushojnë në Kroaci, veçanërisht ata që janë atje kur festohet përvjetori i Stuhisë. Nuk mund t’i kuptoj serbët që janë atëherë në Dalmaci. Istria ose në ishuj”. “Unë nuk gjykoj askënd, le ta kalojnë verën ku të duan, por duhet të jetë e keqe dhe mjaft e pakëndshme të jesh serb në Dalmaci ose diku në detin Adriatik në Kroaci kur ata festojnë dhe flasin se si fituan dhe i dëboi serbët”, tha atëherë Vuçeviç. Një vit më vonë, ai “kërcënoi” Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut sepse ata e njohën Kosovën si shtet të pavarur. “Keni bërë një gabim dhe do ta pësoni, ashtu siç e pësoi Ukraina dhe të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur”, tha Millosh Vuçeviç. Sipas tij, Shkupi dhe Podgorica hapën kutinë e Pandorës dhe ai madje i akuzoi për “ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”. “Ata mendojnë se me hyrjen në NATO i zgjidhën problemet e tyre, por nuk është kështu”, ka thënë Vuçeviç, i konsideruar shpesh edhe si “mini-Vuçiçi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu