Një rast i rrallë, deputetja e Kosovës kritikohet për lidhjen me partnerin 19 vite më të ri, ja reagimi i tij

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Adriana Matoshi është aktorja dhe deputetja e famshme e Kuvendit të Kosovës që prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes. Ajo është bërë disa herë kryefjala e medias për lidhjen me një futbollist të huaj 19 vite më të ri re ajo.

Shpeshherë ajo ka marrë komente negative sa i përket këtij raporti por gjithmonë është përgjigjur me shumë diplomaci.

Adriana ka publikuar një foto të vetes me anë të së cilës i është përgjigjur të gjithë atyre që i thonë se po plaket.

“Në një foto disa më shkruajtën: ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme’. Ajo që ndodh, më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ishin fjalët e Matoshit.

Në këtë postim ka komentuar edhe i dashuri i saj duke vendosur një imazh të një unaze diamanti që simbolizon lidhjen e tyre të fortë e shumë serioze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu