Njerëz të afërt me pushtetin kanë blerë tokat ku kalojnë korridoret, akuza nga opozita

Gjyqi i mundshëm ndërkombëtar i arbitrazhi për Korridoret 8 dhe 10-D do bëhet sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit. Kjo është shkruar e zezë mbi të bardhë në marrëveshjen mes Bechtel&Enka dhe Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Millosheski në emisionin “Rruga drejt” tha se ky veprim i Qeverisë favorizon konzorciumin para gjyqit ndërkombëtar.

“Qeveria e Maqedonisë është pajtuar për arbitrazh ndërkombëtare në Paris por ajo që neve nuk e pranojmë është që arbitrazhi të jetë sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit. Maqedonia ka bërë marrëveshje me EVN-në, ka bërë me TAV-in pra një kompani austriake dhe një turke, por arbitrazhi është paraparë të jetë sipas ligjeve të Maqedonisë. Kompanitë e mëdha të cilat e fitojnë të drejtën për arbitrazh në Paris sipas legjislacionit anglez janë në përparësi sepse ligjet e Anglisë nuk ka norma imperative të cilat do ta mbronin interesin publik dhe të drejtat e punëtorit”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Milloshoski deklaroi publikisht se subjekti i tij është në dijeni se njerëz të afërt me krerët e ekzekutivit kanë pasur informacion nga kalon traseja e Korridorit 8 dhe 10-D dhe kanë blerë toka me qëllim që më pas t’i shesin më shtrenjtë.

“Njerëz të afërt me Boçvarskin, Dimitar Kovaçevskin, Artan Grubin dhe Kreshnik Bekteshin paraprakisht e kanë ditur nga do të jetë traseja dhe nga do të kalonte autostrada, kanë blerë toka me çmime më të lira, pa i treguar pse dhe me shpronësimin e paraparë do të fitojnë 5-10 herë më shumë nga vlera e blerjes”, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Duke folur për ndryshimet e propozuara ligjore të cilët lidhen me realizimin e Korridorit 8 dhe 10-D, sipas Milloshoskit ndryshimet e tilla nuk shpejtojnë punimet por rrisin kostot. Lidhur me dërgimin e Marrëveshjes me Bechtel&Enka në Prokurori Publike, Milloshoski thotë se kjo bëhet me qëllim që Qeveria të blen kohë dhe t’i shmanget publikimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu