Njofton Bashkimi Demokratik: Konkurs për punësimin e 640 administratorëve shqiptar

Pas një pauze të gjatë, javën e ardhshme pritet të shpallet një konkurs për punësimin e administratorëve shqiptar, njoftojnë burime partiake nga Bashkimi Demokratik. Konkursi që është duke u përgatitur, parasheh punësimin e gjithsej 800 administratorëve, prej të cilëve 640 shqiptar, kursr 160 nga bashkësitë tjera etnike, njoftojnë burime nga Bashkimi Demokratik.

“Tani e kemi më lehtë. Zevendes kryeministri i parë është nga radhët e Bashkimit Demokratik, Artan Grubi, ministri i financave është i yni, Fatmir Besimi. Do të ketë më shumë konkurse të këtilla për arritjen e përfaqësimit adekuat”, paralajmërojnë nga Bashkimi Demokratik, duke sjellur këtë informacion të shumëpritur nga opinioni, e veçanërisht nga të rinjtë që sapo kanë diplomuar.

Paralelisht me përgatitjen e konkursit, po përgatiten edhe ndryshime ligjore për të evituar anomalinë kur përfaqësues të një bashkësie deklarohen si pjesëtarë të një bashkësie tjetër, vetëm sa për t’u punësuar.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk ka një mekanizëm që me urgjencë t’i bllokoj maqedonasit, të cilët zënë vendet e punës që janë të rezervuar për shqiptarët për përfaqësim të drejt nëpër institucionet shtetërore. Nga kjo ministri thonë se shpëtimi i vetëm është në ndryshimet ligjore përkatëse, procedurë kjo e cila do zgjasë disa muaj.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës:

“Grupi i punës në resorin tonë është duke hartuar draftin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Nëpunës Shtetëror, i cili sipas dinamikës së punimeve pritet të jetë i gatshëm në fund të dhjetorit.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu