Zëvendësministri i policisë, Agim Nuhiu në një postim të tij personal në facebook ka bërë të ditur se në konkursin e fundit të policisë për pranim të kuadrove të rinj, me sukses kanë arritur që të sigurojnë mbi 160 polic shqiptarë që të bëhen pjesë të kësaj akademie policore.
Nuhiu shkruan se me procesin e përfaqësimit të drejtë i shqiptarëve në këtë institucion është një ndër kushtet kryesore rreth plotësimit të nevojave të qytetareve të Maqedonisë për siguri dhe drejtësi, ku njëkohësisht ka falemnderuar zëvendësdrejtorët, Besir Dearin, dhe Arif Asanin, njofton Aktuale.mk.
Ai shkruan gjithashtu se shqiptarët e Maqedonisë, për sa i takon perceptimit për besueshmëri dhe ndershmëri, lidhet ngushtë edhe më përfaqësimin e drejtë të tyre nëpër institucionet shtetërore.