“Nuk mbaj mend se çfarë ndodhi”, flet shoferi i autobusit të Unazës: Vuaj nga zemra dhe diabeti

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme të “Ura e Tajvanit”, ku autobusi i linjës së Unazës mori para disa makina, duke shkaktuar nëntë të plagosur.

Lidhur me këtë të ngjarje shoferi i autobusit i cili dyshohet se shkaktoi aksident, ka thënë në një prononcim për “Euroneës Albania” se nga zemra dhe nga diabeti. Ai thotë se në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm.

“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti”, ka thënë shoferi.

Bëhet me dije se aktualisht në spitalin e Traumës ndodhet një person , ndërsa personat e tjerë që u plagosën, morën mjekimin e duhur dhe u larguan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu