Nuk ndalet avokat Ngjela, kapet me këngën për Ilir Metën: Me këtë do ti trembësh amerikanët?

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i cili tashmë ka zbuluar hapur qëndrimin e tij rreth koalicionit të majtë me Ilir Metën, që ishte kundër afrimit me PS-së të këtij të fundit, ka reaguar sot në lidhje një këngë që të rinjtë e LRI-së, kënduan dje për kreun e partisë së tyre.
Por Ngjela e ka ironizuar këtë fakt me një këngë që kanë thurur edhe për Rrapush Xhaferin, ja çfarë shkruan sot Spartak Ngjela, si një kundërpërgjigje le të themi edhe e reagimit të këshilltarit të Metës dje në Facebook.

Statusi i Ngjelës

“Me Historitë e korrupsionit jo vetëm janë të ngjashme, por vijnë e bëhem identike kur janë në segmentin e fundit. Ka shembuj të shumtë nga historia e krimit, mashtrimit dhe abuzimit, por nuk kemi pse të largohemi: a nuk është identike kënga për Ilir Metën që është ngritur këto ditë, me këngën qe iu ngrit Rapush Xhaferit?

Dhe mos mendoni se janë larg në aktivitet. Rapushit i këndonin se “po i shpëtonte nga varfëria” me një skemë “fut 1000 lek, dhe merr 3000 lek”. Kurse Metës i kënduan për frikën që tregoi për Reformën në Drejtësi. Rapushi gëzohej se do rriteshin paratë e popullit në depozitat e tij mashtruese, por nuk dimë sa është gëzuar Meta. Megjithëse, fakti që ka porositur këngën, kuptohet se ështe në hallin e Rapush Xhaferit tre muaj para falimentit e që mendoi të tregonte forcë popullore.

Vërtet mendon Meta se mund të trembë politikën amerikane me një palokëngë kalamajsh? Historia është treguar gjithmonë e pamëshirshme me ngjashmëri të tilla.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu