Nuk do ta besoni se çfarë shet në plazh ky djalë (FOTO)

Plazhet shqiptare gëlojnë nga shitësit ambulantë që sjellin fruta, misra të pjekur, ndonjëherë akullore me shijen e dikurshme,
Nëse ende ka, apo syze e parfume “markë” që me shumë gjasa janë thjesht imitime, por ky djalë, ka zgjedhur të shesë një produkt krejt ndryshe nga të gjitha këto…libra. Deri te revistat e gazetat, kishin shkuar shitësit e plazheve, por kurrë nuk kishin ofruar diçka më të mirë për të lexuar dhe e ka bërë ky djalë.

Sigurisht nuk është e lehtë, puna e tij. Librat rëndojnë. Do ishte mirë, që pushuesit, t’ia lehtësonin me shpejtësi barrën këtij djali. Edhe për të mirën e tyre….

Foton e ka postuar deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë që nëse shitësit e frutave dhe birrave kanë sukses, askush nuk ble libra….

Shpresojmë që ditë më të mira do vijnë për këtë djalë dhe pushuesit shqiptarë!

p2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu