Nura: PDK duhet të votojë çdo kandidat të LVV-së për kryeparlamentar

Anëtari i kryesisë së PDK-së, deputet i zgjedhur nga numërimet e deritanishme Jakup Nura, tha se partia e tij duhet është e gatshme për bashkëpunim sa i përket institucioneve të reja. Sipas tij PDK-ja duhet të votojë çdo kandidat të LVV-së për kryeparlamentar derisa sa i përket presidenti duhet bashkëpunim.

Nura tha për RTV21 se tri pozita shtetërore në asnjë rrethanë nuk duhet t’i takojnë LVV-së.

“Sa i përket ndërtimit të institucioneve PDK vazhdimisht ka treguar fleksibilitet dhe interesim për krijimin e tyre tani ne si subjekt politik do të koordinohemi dhe do veprojmë sipas rrethanave që do të krijohen dhe sipas ofertës së fituesit që do ta bëjë karshi partive opozitare. Edhe radhën e kaluar si mollë sherri apo si figurë që s’kemi mundur të gjejmë një kompromis ka qenë figura presidenti mendoj se presidenti edhe sikur PDK t’i fitojë 80% unë do votoja kundër që PDK-ja ta ketë edhe presidentin kjo vlen edhe për partinë që ka fituar shumicën LVV mendoj se pozita e presidenti ose tri pozitat kyçe në asnjë rrethanë s’duhet t’i takojnë një partie politike. Unë mendoj se çdo njërin që propozon LVV-ja, pozita e kryeparlamentarit ju takon partisë fituese dhe mendoj se PDK duhet t’i japë votë cilit do qoftë ai kandidat për pozitën e kryeparlamentarit mendoj se edhe qeveria do jetë Kurti ai që do vendos si do kombinojë qeverinë”, tha Nura për RTV21.

Ai nuk bëri të ditur nëse PDK-ja është për një kandidat konsesual apo partiak pro sipas tij, nëse presidenti do të jetë nga PDK-ja atëherë kandidati i saj do të ishte i denjë për atë pozitë.

“Çdo parti synon ta arrijë qëllimin e vet dhe ta ketë njeriun e saj në pozitat kyçe por edhe nëse do të jetë i PDK-së mendoj se ai me marrjen e asaj pozite të presidentit jam i bindur qe do luaj rolin e asnjanës”, tha Nura. /RTV21/21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu