Nxënësit e Sarajit kërkojnë më shumë linja autobusi. U takuan me drejtuesit e NQP-së dhe po presin zgjidhje

Nxënësit e Komunës së Sarajit vazhdojnë jenë të revoltuar për shkak të tejmbushjes së e autobusëve publikë, gjë që vjen si pasojë e numrit të vogël të mjeteve të transportit që qarkullojnë në këtë periferi të Shkupit.

“Ne kërkojmë që në një mënyrë sa më të shpejtë, problemi jonë të zgjidhet në një mënyrë sa më të shpejtë sepse në të vërtetë mund ta dimë vetëm ne që udhëtojmë më këtë autobus. Jo dikush tjetër që udhëton me autobusë të tjerë dhe na kritikojnë në mënyra të ndryshme”, tha Yll Rustemi, nxënës.

Përveç që janë të paktë dhe stërmbushen, Yll Rustemi thotë se autobusët nuk janë të saktë sipas orarit.

“Autobusi normalisht ka orare të ndryshme, si në ato në çdo orë, por autobusi vonohet. Ndodhin incidente të ndryshme kur disa persona përleshen njëri me tjetrin mundet që personat e pafajshëm të ndeshen në atë problematikë”, tha Rustemi.

Më herët nxënësit kishin bërë kërkesë deri te NQP, ndërsa nga Ndërmarrja u kishte premtuar se deri në fund të tetorit do të gjejë zgjidhje.

“Me iniciativën e ushtruesit të detyrës, dje është organizuar një takim me gjimnazistët”, thonë nga NQP.

Nxënësit që janë takuar me u.d drejtori i NQP-së Aleksandar Stojkovski, na thanë se janë dakorduar që nga java e ardhshme NQP të bëjë kontrolle në autobusët që qarkullojnë nëpër këto fshatra dhe pastaj të vendosë se a do të shpeshtohen linjat ose jo.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu