63 minatorët e bllokuar në horizontet e Trepçës në Stan Tërg kanë dalë në sipërfaqe.
Kështu bëri të ditur drejtori i minierës, Shyqyri Sadiku.
Ai tha se minatorët kanë dalë në orën 02:45.
“Po, të gjithë minatorët e bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet”, tha Sadiku.
63 minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma.
Minatorët kishin mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.
Defekti kishte ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.
Një pjesë e minatorëve kishin nisur të dalin përmes daljeve alternative.










