Oferta e re e Barçës për Neymarin: 130 milionë euro plus Dembele dhe Rakitic

Barcelona ka bërë një ofertë të re për Neymarin, 130 milionë euro plus Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic. E ardhmja e brazilianit pritet të zgjidhet deri të enjten.

E ardhmja e Neymarit është në duart e Ousmane Dembele dhe Emirit të Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani – dy personave që mund ta zhbllokojnë kalimin e brazilianit në Barcelona apo ta lënë atë në PSG-në për edhe një sezon tjetër,

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Barcelona dhe PSG-ja janë duke i vazhduar bisedimet nga distanca pas takimit të së mërkurës në Paris, ku të dy palët i shtruan propozimet e tyre dhe tentuan ta arrinin një marrëveshje.

Neymari vlerësohet 170 milionë euro, një shifër e pranuar nga të dy palët, por problemi tani qëndron te mënyra sesi Barcelona mund ta ofrojë këtë shumë.

Sipas të përditshmes franceze, oferta më e fundit e Barçës është 130 milionë euro, plus Ivan Rakitic, si dhe huazimi i Dembeles për një sezon.

Barça është duke tentuar ta bindë Dembelen ta pranojë huazimin në Paris, duke u thirrur mbi argumentin se ai do ta ketë problem të zërë vend me Leo Messin. Luis Suarezin, Antoine Griezmannin dhe Neymarin në skuadër


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu