Ohri rrezikon të humb statusin e UNESCO

Një grup pune i qeverisë së fundi finalizoi projekt-planin për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Në të tregohen me detaje ndikimet negative që kërcënojnë zonën e mbrojtur nga UNESCO, ndërsa ndër të tjera kërkohet përshpejtimi i procesit të largimit të ndërtimeve pa leje në rajonin e mbrojtur.

Edhe organizatat joqeveritare kanë qëndrim të ngjashëm dhe theksojnë se ne vazhdimisht sjellim plane dhe strategji që nuk realizohen në terren.

“Sa më shpejt që të jetë e mundur, të përshpejtohet heqja e objekteve të ndërtuara pa leje, për të cilat tashmë është dhënë një vendim përfundimtar për heqjen e tyre dhe të bëhet harta dhe inventarizimi i të gjitha objekteve që do të hiqen dhe kjo të publikohet në mënyrë transparente në faqet e internetit të ministrive përkatëse dhe në këtë mënyrë, publiku do të dijë se sa është bërë, deri ku ka arritur zbatimi i atij plani” – tha Gjoko Zoroski, përfaqsues i Sektorit Civil.

Nga pushteti lokal i Ohrit thonë se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me qeverinë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s, por theksojnë se me dinamikën aktuale është e pamundur të realizohen të gjitha rekomandimet.

“Detyra jonë është t’i trajtojmë këto tema seriozisht dhe shpresojmë që në qershor, korrik të vitit 2023 raporti të jetë pozitiv ose të paktën i ngjashëm me atë që na dhanë, sepse progresi është i dukshëm në lidhje me atë që kemi marrë si vërejtje” – deklaroi Kryetari i Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov.

Mirëpo, fjalën e fundit do ta ketë Misioni Reaktiv i UNESCO-s, sepse përfaqësuesit e tyre dalin në terren dhe shohin se çfarë është zbatuar nga rekomandimet, jo çfarë shkruhet në letër. Prandaj, është shumë e rëndësishme të shpejtohen proceset dhe të mos vonohen rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu