Osmani do të prezantojë prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë do të prezantojë kornizën prioritare të kryesimit të kësaj organizate nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.

Ministria e Punëve të Jashtme, theksohet në njoftim, është duke u përgatitur në mënyrë aktive për marrjen e presidencës nga kryesuesi aktual – Polonia, dhe ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të funksionalizuar mandatin e besuar në vitin 2023.

Në këtë drejtim, përmes një dialogu aktiv me institucionet përkatëse shtetërore, vendet pjesëmarrëse dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, u zhvillua një kuadër paraprak prioritetesh përmes të cilit do të kemi një kontribut të drejtpërdrejtë në politikat që lidhen me tre dimensionet e OSBE, politiko-ushtarake, e dyta që synon çështjet e ekonomisë dhe mjedisit, si dhe e treta dimensionin njerëzor, thekson MPJ.

Shefi i diplomacisë Osmani në Vjenë do të takohet me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Schmid, me përfaqësues të përhershëm të vendeve pjesëmarrëse, ndërsa është planifikuar takim edhe me ministrin federal për Evropë dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu