Ilija Psaltirovi në Varshavë, Abdylxhemil Saiti në Munih, Suzana Tuneva në Ankara dhe Bekri Ajdni në Abu Dabi, janë katër këshilltarët e parë ekonomik, të cilët do të drejtohen në ambasadat në këto katër destinacione për t’i implementuar politikat ekonomike, të cilat përgatiten për çdo vend dhe rajon veç e veç.
Këtë sot e bëri të ditur shefi i diplomacisë Bujar Osmani në konferencë për shtyp në të cilën e prezantoi pjesën e parë nga pilot projekti për këshilltarët e ardhshëm ekonomik të MPJ-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aktivitetet e planifikuara lidhur me diplomacinë ekonomike.
Ambasadori Ilija Psaltirovi, doktor i ekonomisë nga Varshava, përveç Polonisë, në kuadër të aktiviteteve ekonomike do t’i mbulojë edhe vendet e tjera nga Grupi i Vishegradit – Çekinë, Sllovakinë dhe Hungarinë.
Abdylxhemil Saiti, gjermanistikë, do të shkojë në Konsullatën në Munih, prej ku do t’i mbulojnë aktivitetet ekonomike për Gjermaninë dhe Austrinë, të dyja vendet të cilat janë partnerë më të mëdhenj ekonomik të vendit.
Suzana Tuneva, magjistre e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare do të dërgohet në ambasadën në Ankara. Këshilltari ekonomik, Bekri Ajdini, magjistër për ekonomi ndërkombëtare, i cili, siç theksoi Osmani që nga fillimi është përfshirë dhe angazhuar për portofolin Dubai Eskpo, ka njohuri specifike të marrëdhënieve ekonomike me Emiratte e Bashkuara Arabe dhe në përgjithësi rajonin e Gjirit dhe në mënyrë përkatëse t’i referohet ambasadës në Abu Dabi
“Diplomacia ekonomike është një element kryesor i politikës së përgjithshme ekonomike, por edhe prioritet numër katër nga misioni im i mandatit, që e paralajmërova që në fillim. Në një pjesë të them thelbësore, kjo do të thotë edhe dërgim të këshilltarëve ekonomik për përforcim të rrjetit tonë diplomatik me këtë komponent ekonomike, edhe siç paralajmërova, sivjet si polit projekt në disa destinacione. Pas dy konkurseve, sot kam nderin t’i prezantoj katër këshilltarët e zgjedhur ekonomik, të cikët do të dërgohen në kuadër të ambasadave tona që t’i implementojnë politikat ekonomike të cilat i përgatisim për secilin vend dhe rajon veç e veç”, tha Osmani.
Theksoi se këshilltare e zgjedhur ekonomik janë diplomatë të karrierës, të cilët kanë edhe përvojë të veçantë në aspektin ekonomik. Detyra e këshilltarëve ekonomik, shtoi ministri i Punëve të Jashtme, do të jetë t’i prezantojnë potencialet e Republikës së Maqedonisë së Veriut si destinacion tërheqës për investime të huaja, ta promovojnë vendin si destinacion turistik atraktiv, t’i promovojnë potencialet tona eksportuese, por edhe në përgjithësi ta promovojnë Maqedoninë e Veriut si brend ekonomik dhe politik e cila paraqet një pjesë të shoqërisë bashkëkohore.
Në fazën e ardhshme nga ky pilot projekt paralajmëroi se target janë disa misione ekonomike multiraterale.
“Në koordinim me ministritë e Bujqësisë dhe të Ekonomisë, në gjysmën e dytë të këtij viti do të dërgojmë përfaqësues tanë edhe në Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara apo në FAO, në Romë, si dhe përfaqësues në zyrën e Organizatës Tregtare Botërore në Gjenevë”, theksoi Osmani.
Paralajmëroi se në vijim janë përgatitjet për video-konferenca me partnerët tanë në këto vende dhe rajone, në të cilat që në periudhën para dërgimit do t’u prezantohen këshilltarët e zgjedhur ekonomik, roli i tyre, platforma dhe qëllimi i tyre.
“Pres gjatë muajve të ardhshëm, në pajtim me protokollet të cilat i imponoi pandemia, të fillojmë me video takime dhe prezantime me partnerët dhe kolegët tanë nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Turqia, Austria, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e Gjirit, aktivitet për çfarë kryesisht do të jenë të angazhuar këshilltarët ekonomik”, tha Osmani.
Ai theksoi se MPJ ka mbi 200 diplomatë në rrjetin diplomatik, ndërsa këshilltarët ekonomik do të jenë pjesë e këtij rrjeti diplomatik për prezantim të performancave ekonomike të vendit. Theksoi se shpenzimet për ta do të mbulohen nga shpenzimet e përgjithshme, të cilat në MPJ janë destinuar për mbulim të përgjithshëm të rrjetit diplomatik.
Për dallim nga promotorët ekonomik, Osmani theksoi se këshilltarët ekonomik janë pjesë e rrjetit diplomatik dhe me punën e tyre do ta kombinojnë njohurinë nga fusha e ekonomisë dhe diplomacisë. Shtoi se promotorët ekonomik janë dërguar nga Agjencia për Investime të Huaja dhe nuk ka ekzistuar koordinim me sektorin diplomatik dhe MPJ-në dhe theksoi se me këtë koncept bëhet përpjekje për mbulim të këtyre dobësive. Osmani tha se me këtë koncept presin përfitime në kuptim të tërheqjes së investimeve të huaja.
Shefi i diplomacisë deklaroi se mandati për diplomatët në botë është tre vjet, ndërsa në rastin me këshilltarët ekonomik do të bëhet vlerësim në një vit, do të përcaktohet mandat vjetor, me qëllim që të marrin evaulim objektiv për vazhdim të mandatit për vitin e ardhshëm.









