Osmani: Ja pse opozita shqiptare ASH-AA dje refuzoi takimin e inicuar nga BDI

Bujar Osmani përmes një statusi në fejsbuk shkruan arsyet e përse opozita shqiptare refuzoi takimin e djeshëm i inicuar nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi, që duhej të mbahej në nivel të sekretarëve të përgjithshëm, e që kishte si qëllim diskutimin rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe zhvillimet e tjera aktuale.Sipas Osmanit arsyeja e refuzimit është se ASH-AA kanë pasur marëveshje me opozitën maqedonase.

Ja postimi i tij i plotë:

E JASHTËZAKONSHME: Amandament i opozitës shqiptare për shtyerjen e regjistrimit. Prandaj pasken refuzuar takimin mes partive dje, se do u dilte në pah se paskën pas marrëveshje me opozitën maqedone. Regjistrimi nuk ndërprehet, diaspora vazhdon të regjistrohet“- përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu