Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për targat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave të serbëve të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MPB-së nga Prishtina, transmeton InfoShqip.

Në një postim në faqen e saj në Twitter, Osmani e vlerësoi rolin amerikan në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si shumë domethënës në parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Dua të falënderoj ambasadorin (…) Hovenier dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e tyre aktive në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore. Kosova është mirënjohëse, ka shkruar Osmani.

Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, mbrëmë në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ranë dakord që Prishtina. duhet të shtyjë dënimin e serbëve të Kosovës të cilët nuk i zëvendësuan targat serbe me targa të Kosovës, derisa Beogradi të ndalojë lëshimin e targave me shenja serbe për automjetet në veri të Kosovës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu