Osmani-Kuleba: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani me rastin e 26 vjetorit nga vendosja e raporteve diplomatike midis dy shteteve, realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas, ministrin e Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

Të dy ministrat u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile, të bashkuar dhe prosperuese. Në këtë kuptim, duke riafirmuar angazhimin e ndërsjellë për parime dhe vlera evropiane, Ministrat iu referuan integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të raporteve bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Njëherit, u bisedua edhe për gjendjen aktuale në Ukrainën lindore, me çka Ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e qartë dhe të paluhatshme të integritetit territorial të Ukrainës, duke bërë me dije se Maqedonia e Veriut përkrahë zbatimin e plotë të Marrëveshjeve në Minsk, në pajtim me përpjekjet e Kontakt grupit trilateral dhe procesin politik të Formatit Normandik në bazë të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu