Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin, Kosova e pandashme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në një prononcim para gazetarëve, ajo ka theksuar se me bashkësinë ndërkombëtare ka një koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo për ndonjë rajon specifik.

Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë më NATO-n është i nevojshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për veri”.

“Ne flasim për të gjithë territorin, Kosova është e tëra dhe është e pandashme. Andaj çdo koordinim i yni me bashkësinë ndërkombëtare është për tërë territorin e Kosovës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu