Osmani mohon se ka marrëveshje me VMRO-në, nuk ka asgjë konkrete rreth koalicioneve

Informacionet e ndryshme që po qarkullojnë në publik lidhur me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes VRMO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, janë sajesa portalesh. Bujar Osmani i pyetur nga TV21 thotë se këto lajme të paktën nuk e kanë burim partinë që ai i përket.

Në disa media online doli lajmi sikur VMRO-DPMNE dhe Bashkimit Demokratik për Integrim kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re dhe se janë marrë vesh edhe për kryeministrin shqiptar.

Gjithashtu as me LSDM-në ende nuk ka asnjë marrëveshje finale për formimin e shumicës së re. Negociatat mes partive pritet të nisin këto ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu