Osmani në takimin ministror në Procesin e Berlinit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin këtë vit e organizon ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.

“Procesi i Berlinit, si një proces plotësues i procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, synon të ndërtojë një kornizë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik, hapjen e ekonomisë së tregut dhe përshpejtimi e procesit të reformave në interes të integrimit më të shpejtë në BE”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme.

Ministri Bujar Osmani gjatë qëndrimit të tij në Berlin do të realizoj takime bilaterale me homologët e tij nga rajoni dhe më gjerë./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu