Pagat e mjekëve në Maqedoninë Veriore deri në 1500 euro, ja kur do ndodhë sipas Filipçes

Qeveria nuk heq dorë nga premtimi për rritjen e rrogave për mjekët, që në fushatë ishte premtuar nga lideri socialdemokrat.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce theksoi se në këtë moment bëhen përllogaritje për atë se sa shumë e parave nga buxheti qendror duhet të miratohet dhe në mënyrë shtesë të rriten pagat e mjekëve specialistë, me qëllim premtimet tona vitin e ardhshëm të arrijnë 100 mijë denarë, ka thënë sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Nuk i harrojmë edhe motrat medicinale dhe personelin e mesëm që është pjesë përbërëse e gjitha institucioneve publike shëndetësore dhe të ardhurave të tyre”, ka shtuar Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të Takimit plenar të 41-të të rrjetit shëndetësor në Evropën Juglindore për fuqinë punëtore në shëndetësi në rajonin e EJL-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu