Pagat në Zvicër, kush fiton më shumë?

6502 franga bruto, kjo është paga mesatare mujore në Zvicër (që nga viti 2016). Kjo do të thotë se çdo i dyti banor fiton më shumë se 6502 franga, gjysma tjetër është më pak, shkruan albinfo.

Tashmë Zyra Federale e Statistikave ka publikuar detaje rreth pagave. Cila është paga mujore bruto në profesionet e ndryshme? 20 min sjell listën e pagave.

Paga bruto mujore në media e teknikëve të informacionit dhe komunikimit është 6414 franga.

Shefat dhe drejtorët e administratës fitojnë 10,541 franga.

Personeli në pastrim fiton 4193 franga në muaj.

Ndihmësit në kujdesin shëndetësor: 6744 franga.

Punonjës në shtëpi pleqsh: 5316 franga.

Stafi nëpër zyra në kontakt të klientët fitojnë 5302 franga.

Zyra e përgjithshme dhe stafi i sekretarisë 6133 franga.

Punëtorët e metalit dhe mekanikët marrin 5.823 franga.

Punonjës të sigurisë 6468 franga.

Elektricistët: 5878 franga.

Mësuesit në Zvicër fitojnë 9315 franga.

Paga mesatare e personelit të mbledhjes së mbeturinave dhe punonjësve të tjerë ndihmës është 5316 franga.

Inxhinierët, shkencëtarët dhe matematikanët kanë një pagë mujore bruto prej 7,956 franga.

Në përpunimin e ushqimit, prodhimit të veshjeve dhe profesioneve të lidhura me zanate, paga mesatare arrin në 5248 franga.

Juristët fitojnë 8332 franga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu