Paguan faturë, zbulon një votues “fantom” në Shkup

Qendra për liri “Civil” kanë reaguar rreth lisës zgjedhore në Maqedoni, të cilët alarmojnë se lista zgjedhore nuk është pastruar ashtu sic duhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Civil” kanë zbuluar një rast të veçantë të një banori të rajonit të Topansko Pole, i cili është drejtuar tek kjo qendër, kur rastësisht ka paguar një faturë dhe ka zbuluar një “fantom” me identitetin e tij.

Ky person që asnjëherë nuk e ka ndërruar adresën, zbuloi se me të dhënat e tij gjenerale dhe me numrin e vetëm amë ekziston edhe një person tjetër i cili kishte adresë tjetër banimi në Shkup.

Përveç kësaj Civil deklaron se edhe në fshatin e Resnjës, Dolno Perovo, në të cilin jetojnë 200 banorë, mbi 60 nga ky fshat janë votues “fantom”./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu