Pak para negociatave me Kosovën kisha serbe nis lëvizjen rivalizuese ndaj “xhamadani vija vija”

Kisha Ortodokse Serbe ka nisur një përpjekje për të ngjallur një ndjenjë për Kosovën, duke menduar se te një pjesë e serbëve ku ndjenjë po humb dalëngadalë.

Për t’ju kundërvënë frymës shqiptare në kulturën dhe zakonet e shqiptarëve të Kosovës, serbët po përpiqen të kërkojnë një atu për t’ju kundërvënë kësaj fryme, e ruajtur si “shtyllë kurrizore” të kombit shqiptar; ose për të zënë atë qoshe me mënyra të tjera që përdorin shqiptarët dhe jo përrallën e “djepit të Serbisë” nëpërmjet manastireve.

Një nga mënyrat e injektuara te ne, sidomos te brezi i ri, është folku nacionalist në muzikë dhe në sport siç janë ndeshjet e kombëtares.

Këngë si “xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria”, janë kthyer në himn tashmë.

Dhe Kisha Ortodokse Serbe po mbështet një performance të ngjashme duke përdorur sportin dhe kulturën.

Në kulmin e një procesi që po shkon drejt finalizimit të tij, pra vulosjes së çështjes së Kosovës, serbët kanë ndërmarrë një manovër për të kushtëzuar këtë proces.

Duke përdorur një shoqatë sportive, siç janë tifozët e Crvena Zvezda-s, ata kanë mbajtur një koncert të madh në Kotorr të Malit të Zi, një qytet bregdetar me shumicë serbe, për të ndihmuar serbët e Kosovës.

Me pjesëmarrjen e mjaft këngëtarëve nga Serbia dhe Mali i Zi, si dhe shumë shoqatave, është kryer një demonstrim veror turbofolk nacionalist.

“Oj Kosovo, oj Kosovo”, ka qenë refreni i një kënge serbe si përpjekje për t’ju kundërvënë “xhamadanit vija-vija”.

Bileta për koncert ka kushtuar 5 euro dhe në event ishim në shumë se 2 mijë persona. 50 mijë eurot e grumbulluara janë dërguar në një llogari bankare për serbët e Kosovës.

Bashkëorganizator i koncertit humanitar, ishte Kisha Ortodokse Serbe dhe Komuna e Kotorrit. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu