Pakistani blen 30 helikopterë të llojit ATAK nga Turqia

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Prof. Dr. Ismail Demir gjatë javës së ardhshme do ta publikojë marrëveshjen për eksport të helikopterit ATAK.

Pakistani do të blejë nga Turqia 30 helikopterë sulmues të tipit ATAK.

Eksperti i Industrisë së Mbrojtjes, Turan Oguz në një postim të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka thënë se Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Prof. Dr. Ismail Demir gjatë javës së ardhshme do ta publikojë marrëveshjen për eksport të helikopterit ATAK.

Ana financiare e marrëveshjes arrin në 1,5 miliardë dollarë, ndërsa ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të organizohet me pjesëmarrjen edhe të Presidentëve të dy vendeve.

Në nëntor të vitit 2017 ministri i Industrisë së Mbrojtjes të Pakistanit ka njoftuar përfundimin e rreth 90% të procesit të blerjes së 30 helikopterëve sulmues të tipit ATAK dhe 4 luftanijeve nga Turqia, ndërsa kishte mbetur vetëm të zgjidhet edhe çështje e kreditimit.

Kjo marrëveshje gjithashtu hyri në histori si paketa më e madhe e eksportit të industrisë së mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu