Pamje: A do i dhurohet Kosovës ky stadium i Katarit? (VIDEO)

Pas Kupës së Botës në Katar, Federata e Futbollit të Kosovës mund të marrë dhuratë stadiumin e parafabrikuar “974”, ku kombëtarja serbe do të luajë kundër Zvicrës.

Stadiumi “974” është ndërtuar nga kontejnerë transporti dhe çeliku modular, dhe emri i objektit tregon se sa kontejnerë janë përdorur në ndërtimin e tij.

Në fund të Kupës së Botës, stadiumi do të çmontohet dhe do t’i dhurohet një prej vendeve anëtare të FIFA-s.

Ka shumë kandidatë për marrjen në dorëzim të kësaj ndërtese madhështore dhe sipas mediave të huaja, stadiumi i parë portativ në planet do t’i ndahet Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ne jemi ndër kandidatët më seriozë për marrjen e këtij donacioni, duke pasur parasysh partneritetin që kemi me Federatën e Futbollit të Katarit”, tha presidenti futbollit kosovar, Agim Ademi.

Stadiumi “947” aktualisht ndodhet në Doha. Kapaciteti i objektit është 44,000 vende.

Video:

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu