Pamje mahnitëse, forcat ajrore Amerikane rimbushin aeroplanin luftarak me dron pa pilot (VIDEO)

Marina Amerikane shënoi edhe një arritje historike në teknologji ushtarake kur testuan rimbushjen me dronin MQ-25 T1 të një aeroplani luftarak F/A-18 – Super Hornet.

Mbi shtetin Illinois u testua për herë të parë furnizimi me karburant i një aeroplani luftarak me një dron pa pilot në provën që zgjati mbi 4 orë fluturim. Mjeti fluturues pa pilot MQ-25 T1 i prodhuar nga kompania Boeing.

Droni T1 ka transferuar karburant me sukses provën e fundit në këtë fazë pasi do të vazhdojnë provat në aeroplanmbajtëset e marinës ushtarake të SHBA’së.
Marina Amerikane ka njoftuar se gjatë provës u transferuan 159 litra karburant nga droni në aeroplan.

Udhëheqësi i programit të aviacionit pa pilot i Marinës së SHBA’së Kapiten Chad Reed ka thënë se droni MQ-25 Stingray mund të transportoj deri në 6800 litra karburant.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu