Pandov: Do ta rrihja Xhaferin si Bruce Lee (VIDEO)

Ligji për gjuhët në Maqedoni ka ngritur shumë debate rreth asaj se a duhej të reagonte Talat Xhaferi ashtu apo të përballej me Nikolla Gruevskin edhe fizikisht.

Në emisionin ”Samo vistina” në TV Kanal 5, ku të ftuar ishin Aleksandar Pandov dhe Mevlan Tahiri është biseduar për ngjarjet në Kuvend gjatë dhe pas votimit të ligjit në fjalë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Pandov ka thënë mes tjerash se ai nuk do të mendonte rendin dhe qetësinë publike në Kuvend por do ta rrihte Talat Xhaferin si në filmat e Bruce Lee.

Andov e ka quajtur Xhaferin dezertor të luftës së vitit 2001.

Mevlan Tahiri nga ana tjetër ka replikuar ashpër duke dashur t’ia bëjë me dije se ligji në fjalë është nevojë për gjithë Maqedoninë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu