Paralajmërimi i Vuçiqit: Franca do ta shtyjë vendimin e 16 majit

Votimin e Asamblesë Parlamentare të martën e 16 prillit në Strasburg, në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia e konsideron punë të kryer.

Por, presidenti i shtetit serb, po parlajmëron ”betejë siç e quan kryesore” më 16 maj, kur edhe pritet që Komiteti i Ministrave të KIE-së, si instanca e fundit vendimmarrëse që të vendos rreth aplikimit të Kosovës, në organizatën me renome që për momentin ka 46 vende anëtare.

Madje Aleksandar Vuçiq, thotë se e di edhe çka do të bëjë qeveria kosovare, disa ditë para vendimit të madh, që mbahet pas një muaji.

“Ata kanë menduar një truk të ri. Më 10 maj, do thonë se po ia referojnë Gjykatës Kushtetuese (të Kosovës) në vlerësim të kushtetueshmërisë të atij akti që evropianët e kanë sjellur. Në mënyrë që dikush nuk do të gjejë arsyen e mjaftueshme të Leibniz-it në atë që të thonë ne e kemi nisur procesin në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, dhe në realitet nuk është inicuar. Dhe të thonë se ky është arsyeja që ne të votojmë Kosovën në Këshill të Evropës. Kështu që kjo do të jetë diçka që do ndodhë”, tha Vuçiq, për televizionin publik serb, RTS.

Duke mos përmendur fare pikën katër të ujdisë së Brukselit të 27 shkurtit 2023, ku Vuçiq, pajtohet me formulimin se “Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, paraprakisht ai shtoi dozën e pretendimeve në raport me shtetet kryesore evropiane.

“Vetë ju të gjithë liderët evropianë, Scholz, Macron e Meloni, më keni thënë që ne nuk duhet të bëjmë asgjë derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe,por pastaj e keni harrur këtë. Por si të ju them, unë besoj se aty ka një shansë falë angazhimit francez, që të mendohet edhe për shtyrje e edhe për gjëra tjera. Por do ta shohim. Gjithsesi kjo nuk do të jetë e thjeshtë”.

Para disa ditësh kryetari i Serbisë, disa liderëve shtetëror përfshirë kancelarit të Gjërmanisë dhe presidentit të Francës, u dërgoi letër me anë të së cilës kundërshton hyrjen e Kosovës në Këshill të Evropës. Madje, Beogradi, ka formuar TASK-FORCË qeveritare që po punon në këtë kundërshtim.

Republika e Kosovës, aplikoi për tu anëtarësuar në KiE, më 12 maj 2022. Kjo organizatë ka selinë në Strasburg të Francës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu