Pas 25 vitesh pritje, një grua sjell në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”

Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Lajmin e ka bërë me dije m inistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila teksa ndan foto të nënës dhe bebit të porsalindur, shkruan se të dy janë në gjendje gë mirë shëndetësore.

Postimi i Manastirliut:

“Lajm i bukur

Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe ky është gëzimi më i madh i jetës për familjen Gjoshi nga Tirana.

Falë përkujdesjes së stafit mjekësor në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, operacioni ka shkuar shumë mirë dhe Deoni i vogël gëzon shëndet të plotë.

Ekipit me Dr. Kastriot Dallaku, Dr.Elona Belaj, Dr. Julia Bleta, Dr.Vasilika Cina, Dr.Irald Çela, infermieret Fabiola Ruçi dhe Elona Llupo.” tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu