Forcat izraelite kanë thënë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte.
“Forcat tona po zgjerojnë operacionet e tyre tokësore. IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, tha kundëradmirali Daniel Hagari.
Duke folur për spitalin al Shifa, për të cilin IDF thotë se po përdoret si selia e Hamasit, ai thotë: “Autoritetet izraelite kanë ekspozuar sferën e nëndheshme”.
“Ne do të vazhdojmë të kryejmë sulme në Gaza dhe rrethinat e saj”, shton ai, duke u thënë qytetarëve të gjejnë “kushte më të mira” në jug të rajonit.
Ai thotë se ushtarët e IDF janë në “gatishmëri të lartë” përgjatë kufirit verior.