Pas daljes së incizimit ku Zaev i ofendon shqiptarët, reagon ish kryeministri Sali Berisha, e quan Zaevin “argat të Beogradit” (VIDEO)

Pas daljes së audio incizimit ku Zoran Zaev i ofendonte shqiptarët teksa dëgjohej të thotë se “shqiptarët nuk vlejnë 5 para” ka reaguar edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, shkruan InfoShqip.

Ai në një postim në faqen e tij në Facebook thotë se Zaev është argati i Beogradit:

Ja si ofendon shqiptaret argati tjeter i Beogradit, qe se bashku me Zografin Bis shetisnin me patronin e tyre Vuçiç projektin e Serbise se Madhe si Jugosllavi e Re me emer Minishengen!” ka shkruar Berisha në Facebook.

Në këtë incizim dëgjohet një bisedë ofenduese midis kreut social demokrat me një person tjetër.

Personi i panjohur i thotë Zaevit se “shqiptarët po, jua shkruajnë faturën”, ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë para.

Kur ai e pyet se nuk vlejnë, Zaev ia kthen se shqiptarët nuk vlejnë në tregun e votave dhe se nuk munden me neve.

Në vazhdim mund ta ndiqni incizimin e publikuar. /InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu