Pas fitores së mbrëmshme, Florian Marku ngjitet sërish në renditjen botërore

Me fitoren e mbrëmshme ndaj Jorick Luisettos, boksieri i njohur shqiptar Florian Marku regjistroi 10 fitore në karrierën e tij në ringun profesionist. Ndërkohë që ka vetë një barazim. Një sukeses i tillë ka bërë që Marku të ngjitet lart në klasifikimin botëror. Tashmë ai e sheh veten në pozita mjaft të mira dhe renditet i 62-ti në rang botëror.

Pas fitores së djeshme ai u shpreh mjaft entuziast dhe kërkoi që të ketë përballë kundërshtarët më të fortë. Në këtë mënyrë ai shpreson që duke u ndeshur me kundërshtarë më të fortë, të arrijë që të ngrihet më tepër në renditje dhe të marrë më shumë pikë. Kujtojmë se disa herë me radhë ai ka sfiduar boksierin Konor Ben, i cili është i 15-ti në renditjen e Boxrec. Mirëpo ky i fundit e ka shmangur në mënyrë të vazhdueshme një përballje të tillë me boksierin shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu