Pas lajmit “Një funksionar i LR-PDSH-së së Ziadin Selës kalon te BESA”, vjen reagimi i kreut të LR-PDSH Ziadin Sela

Pas publikimit të lajmit se si një nënkryetar i deritanishëm i Lëvizjes për Reforma në PDSH – Saraj, Fahrudin Ibrahimi, të ketë kaluar te Lëvizja BESA, në portalin “Lajmpress.com”, vjen një reagim i menjëhershëm nga kreu i LR-PDSH, z.Ziadin Sela.

Në lajmin me titull “LAJM I FUNDIT/ Një funksionar i LR-PDSH-së së Ziadin Selës kalon te BESA” thuhet: “Nënkryetari i deritanishëm i Lëvizjes për Reforma në PDSH – Saraj, Fahrudin Ibrahimi, ka thënë se shpresa e vetme për ndryshimin e madh në zjedhjet e 11 dhjetorit gjendet tek Lëvizja BESA, kurse thyerja e madhe e BDI-së ose shpartallimi ka ndodhur më 9 Maj në protestat e inicuara nga Këshilli Opozitar ku mbi 30 mijë protestues i thanë JO qeverisë antishqiptare VMRO – BDI. Ekskluzivisht për Gazetën Lajm, Fahrudin Ibrahimi, ka deklaruar se ai tashmë nga nënkryetar i degës së LR – PDSH ka kaluar në simpatizant i BESËS në Sara për disa arsye, me çka deklaratën e tij të plotë ua sjellim më poshtë: “Si person gjithherë kam qenë opozitë e së keqes, pra kam luftuar për instalimin e vlerave humane e njerëzore në politik, e asnjëherë nuk kam pasur qëllim postet apo mirëqenien personale. Çdoherë duke ju përmbajtur parimeve se vetëm mirësia dhe drejtësia në politik mund të sjellin ndryshimin e madh, kam punuar, kam qenë aktiv dhe do të jem deri në fund, që çështja shqiptare në Maqedoni të zgjidhet njëherë e mirë – përmes atyre ku shoh shpresë, guxim dhe mundësi. Deri sot kam qenë në subjektin e LR – PDSH-së si nënkryetar i degës në Saraj, dhe nëse do e kisha për post, sot nuk do të kaloja si një anëtar i thjesht i Lëvizjes BESA në Saraj. Se përse nuk jam te LR – PDSH-ja kam shumë arsye, por nuk do të flas shkaku i korrektësisë që mos ta defukosjmë opinionin nga kundërshtari politik BDI, megjithatë mund të them se përse jam në BESË. BESA ofron kuadro profesional, moral, të pahipotekuar dhe intelektual të përgatitur që mund t’u bëjnë ballë të gjitha presioneve, gjë që u mungon të gjitha partive tjera politike shqiptare në vend. Protesta e iniciuar nga Këshilli Opozitar e 9 Majit që e përkrahu edhe Lëvizje BESA, e ku kishte mbi 30 mijë protestues që i thanë ndal regjimit VMRO – BDI, ishte dita që riktheu shpresën se ndryshimin e kemi shumë afër, shumë pranë. Me bese – besë, me platformë konkrete, edhe pse Nikolla Gruevska e të gjithë janë çu peshë për të ndal frymën rinore, do ta bëjmë ndryshimin e madh pas 11 dhjetorit, duke u bazuar në Maqedoninë që e duan shqiptarët, e jo që na e imponojnë të tjerët. Pra për në fund, unë çdoherë do t’i përmbahem parimeve të mia, dhe përderisa tek BESA do të gjejë hapësirën, mundësinë, dhe mirësjelljen e strukturave, unë do të jem në dispozicion me të gjitha mundësitë e mia, dhe i ftojë të gjithë të tjerët, që ta mposhtim zullumin që na ka kapluar të gjithëve t’i bashkangjiten këtij opsioni fitues e shpresëdhënës. Qofshim me BESË, dhe duhet ta kemi të qartë të gjithë: Fokusi jonë është kundër partive në pushtet, asgjë më shumë asgjë më pak, edhe pse të tjerët sërish do të merren me ne, ne asnjëherë nuk duhet të merremi me të tjerët pos pushteti. Sepse siç thonë: I madhi fal, i vogli shan!”, – ka deklaruar për “Lajm” Fahrudin Ibrahimi.”

Menjëhër pas këtij lajmi, vjen reagimi i kreut të LR-PDSH Ziadin Sela në facebook profilin e tij.

Në reagimin e kreut të LR-PDSH-së, z.Ziadin Sela, thuhet: “Me beri pershtypje titulli i ketij lajmi. Jo per gje por fjale e madhe funksioner i LR-PDSH-se, kalon te Levizja Besa! Mendova me vete kur i beme fuksioneret ne? E di qe kemi struktura partiake, nendege, dege, kryesi qendrore, kuvend qendror, kongres. Ashtu sic kemi Asamblene e Femres dhe ne formim eshte Forumi i Rinise. Kemi kryetar, nenkryetar, sekretar, antare kryesish, por funskionar skemi…

Gjat kohe nga mediumi ne fjale sishte thene ndonje e vertete per ne dhe meqe u tha e meriton pak vemendje. Lajmi per z.Fahrudin Ibrahimi qe leshon radhet e LR-PDSH eshte i vertete dhe kte e kuptova ne momentin qe pash profilin e tij te “facebook”. E respektoj vendimin e tij kuptohet se ne fund te fundit ka te beje me te drejten e zgjedhjes te gjithsecilit nga ne dhe ne nuk do te ishim ndryshe, sic metojme te jemi ne qofte se kete te drejte ua kufizojme te tjereve.

Me kujtohet qe edhe e kam takuar para ca muajsh tanime ish antarin tone, me sakte diku ne pranvere te ketij viti, ne nje takim rasti qe kisha me ca aktiviste te partise ne Saraj. Me thane qe ne mesin tone kemi nje antar te ri qe ka qene i Beses! E pershendeta me miresjellje duke perseritur ate fjali qe cdohere e them ne raste te tilla kur me prezantojne nje shqiptar si te BDI, PDSH, BESES, RDK, UNITETIT, apo LR-PDSH-se. Ju thash eshte shqiptar dhe i perket shqiptareve dhe shtepise se tija, ndersa eshte i mireseardhur ne Levizjen tone. Fahrudinin vetem nje here e kam takuar dhe me kujtohet me shume nga ajo qe degjova, nga tanime ish anetari dhe anetari aktual i Levizjes Besa dhe ish anetari i Levizjes per Reforma. Me tha qe ishte student, dhe qe kishte punuar ne nje konvikt ne pronesi te nje levizje politike dhe se kish marre edhe burse per te studiuar por qe tani i ka nderprere studimet. E pyeta pse? Mu pergjigj se me te kuptuar kjo levizje se kam kaluar te ju, me nxorren nga puna dhe me nderprene bursen e studimit dhe skam mundesi te mbuloj harxhimet. Te them te drejten u ndjeva keq qe Fahrudini kish qene i detyruar te nderprese studimet per shkak tonin, por edhe i shqetesuar per kte situat te te rinjve tane sot, qe kushtezohen ngado qe rrotullohen…

Kur lexova kte lajmin sot nuk u shqetesova por perkundrazi u gezova dhe shpresova se Fahrudini u eshte kthyer studimeve perseri.

Ajo qe me shqeteson nuk eshte Fahrudini, ai ska faj. Seshte faj te rifitosh te drejten per te vazhduar studimet.

Faji me madh dhe i pafalshem eshte te ata qe i blejne shqiptaret…

JO SEPSE I BLEJNE SOT, POR SEPSE DO I SHESIN SHUME LIRE NESER”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu