Pas Sirisë, Erdogan kërcënon ushtarakisht edhe Greqinë: Jeni trima sa të shihni avionët tanë

Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake edhe ndaj Greqisë pas sulmit të ushtrisë turke në Siri.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë, Erdogan tha se nuk do të qendrojnë duarkryq ndaj kërkimeve që Greqia ka nisur për gaz në detin Egje, shkruan Hurriyet, përcjell Albeu.com.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rendësishme për ne sa ç’është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Afrin të Sirisë. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”., tha Erdogan duke marrë duartroktitjet e sallës.

Greqia dhe Turqia janë në një konflikt të vazhdueshëm për ishujt në Egje, sipas të cilëve përcaktohet edhe zona ekonomike e secilit shtet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu