Pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër, atë e ka uruar edhe Isa Mustafa.
“Ecëm ngadalë, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj”, ka shkruar Mustafa, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
“Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.
Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka lehtë! IM”.










