Kushte për destabilitet të shoqëruar me reshje të kohëpaskohshme dhe të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë hidrometeorologët për sot pasdite dhe nga fundi i ditës posaçërisht në jug dhe në lindje.
Nga DPHM informojnë se në orët e mbrëmjes diku-diku ende do të ketë reshje të shkurtëra të shiut dhe bubullima të rralla, para së gjithash në rajonet malore.
Nesër, nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Vende-vende do të kushte për mot të lig të shoqëruar me erë tpë përforcuar, zbrazje elektrike dhe dukuri të breshërit. Destabiliteti do të jetë më tepër i theksuar në pjesët lindore dhe jugore të vendit.
Nesër proceset do të jenë më të shpeshta në orët e pasdites. Nga fundi i ditës nga veriu do të zvogëlohen vranësirat.
Në rast të dukurisë së zbrazjeve elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qendrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetmuar.