Çmimi i drithërave në tregjet botërore u rrit pasi Rusia njoftoi gjatë fundjavës se po tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Lëvizja e Kremlinit ngre shqetësime se ndërprerjet e furnizimit global mund të ndodhin përsëri.
Në Çikago, kontratat e së ardhmes së grurit u rritën me 5,4 për qind në 8,73 dollarë për bushel (një bushel grurë = afërsisht 27 kg), niveli i tyre më i lartë që nga 14 tetori, por, të paktën tani për tani, ende larg rekordit të vendosur në mars, kur çmimi shkoi në 13,64 dollarë për bushel.
Moska u tërhoq nga marrëveshja e grurit të shtunën, pas një sulmi me dron nga forcat ukrainase ndaj objektivave ruse në gadishullin e Krimesë.
Kievi u kundërpërgjigj se Kremlini po kërkonte një justifikim për të hequr dorë nga marrëveshja dhe Uashingtoni sugjeroi se Rusia edhe një herë po përpiqej të përdorte ushqimin si armë.