Pavle Trajanov kërkon nga Qeveria që të ndihmojë maqedonasit në Shqipëri

Bashkimi Demokratik kërkon që Qeveria të ndihmojë maqedonasit në Golobërdë, në Malë Prespë dhe në vendbanime e fshatra të tjera të Shqipërisë në mbrojtjen e identitetit të tyre nga presioni i Bullgarisë, transmeton InfoShqip.

Kjo çështje është me interes të lartë kombëtar dhe për këtë arsye sugjerojmë vizita më të shpeshta të ministrave, por edhe të biznesmenëve, me qëllim që t’u ndihmohet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj”, thonë nga partia e Pavle Trajanovit.

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik kanë vizituar Mallë Prespën më 28 nëntor 2020, ndërsa së shpejti do të vizitojnë Golobërdën dhe të tjerët./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu