Pendarovski: NATO dhe BE duhet t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit Perëndimor

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, mbajti fjalim në panelin “Në mbrojtje të Evropës”. Ai me këtë rast vlerësoi se përkundër luftës në Ukrainë, sfidat dhe shumëfishimi i krizës inkurajojnë solidaritetin e treguar, jo vetëm në nivel evropian, por edhe solidaritetin transatlantik, i cili, sipas vlerësimit të tij, është në një nivel që nuk ka qenë në vite dhe duhet të nxirret prej andej shpresa për vitin e ardhshëm.

Presidenti Pendarovski gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ruhet uniteti dhe solidariteti evropian dhe transatlantik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu