Pendarovski nuk është i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski thotë se nuk është i bindur se me 12 prill do të ketë zgjedhje. Ai për një intervistë për Detektor tha se sepse kjo nuk varet nga ai.Presidenti kujton se këtë vendim e merr shumica e Kuvendit dhe vetëm ky institucion vendos se kur do të organizohen zgjedhjet.

Ai shtoi se nuk ka asgjë kundër Kuvendin që parakohe të ratifikon protokollin për anëtarësim në NATO pasi që anëtarësimi në aleancë është vullneti i gjitha subjekteve politike. “Nuk jam i bindur se kjo varet nga unë, Kuvendi shpërbëhet nga 61 deputetët, kush do ta siguron dhe kur do ta siguron dhe çfarë do të bëhet me zgjedhjet vendos Kuvendi. Unë e kam komentuar edhe më herët. Nuk varet nga unë, megjithatë më jemi duke hyrë në vitin zgjedhor, mund të ketë kalkulime të partive politike nga dy anët, por nuk e shoh se mund të ndryshoj diçka nga periudha e prillit deri në afatin e fundit që është në dhjetor për zgjedhje të rregullta”, deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu