Për 22 % janë rritur infektimet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut së fundi janë rritur rastet e infektimeve me COVID-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga 8-14 mars 2021 janë rritur infektimet për 22.2%, por edhe numri i vdekshmërisë.

Sipas të dhenave të institutit gjithsej kanë ndërruar jetë 129 persona nga 21 qytete, 2.3 % më shumë se javën e kaluar. Nga të vdekurit 110 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 rreth moshës 50-59 vjeç, dhe nga dy presona në grupmoshën 40-49 vjeçare. “Në të njejtën periudhë janë regjistruar 5.456 raste të reja pozitive me koronavirus në 34 qytetet të vendit tonë, me një rritje prej 22.2% krahasim me javëm që lamë pasë. Pjesa më e madhe e tyre janë nga qyteti i Shkupit. Raporti gjithashtu ka treguar se 2.737 të infektuar me koronavirus janë shëruar, shifër kjo që është 29.7% më pak se javën e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu