Për herë të parë një shtetas jogjerman bëhet kryetar i një Komunë në Gjermani

Për herë të parë në Gjermani, një joshtetas gjerman është zgjedhur kryetar bashkie. Sipas rezultateve të para, Claus Ruhe Madsen, i cili zotëron vetëm nënshtetësi të Danimarkës, është zgjedhur kryetar i Bashkisë Rostock pasi ka fituar 57,1 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtur gjatë ditës së djeshme në këtë qytet, ku garoi si kandidat i pavarur, njoftoi bashkia.

Ndërkohë, kundërshtari i Madsen, Steffen Bockhahn nga Partia e Majtë ka siguruar 42,9 për qind të votave.

Madsen (46), i cili jeton në Gjermani nga vitit 1992, në zgjedhje u mbështet nga Unioni Demokristian (CDU) dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP).

Madsen do të jetë në krye të qytetit me rreth 210 mijë banorë gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Në raundin e parë, i cili u mbajt tre javë më parë, Madsen rezultoi i pari me 34,6 për qind të votave, kurse pas tij u radhit Bochahn me 18,9 për qind.

Në Gjermani, kandidat për kryetar bashkie mund të jenë edhe shtetasit e një vendi të Bashkimit Evropian dhe personat me rezidencë në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu